Menu

Kompania amerikane zbulon rezerva të mëdha nafte dhe gazi në Shqipëri

Kompania amerikane Shell ka arritur të zbulojë rezerva të mëdha nafte dhe gazi në Shqipëri.

nafta

Kompania amerikane Shell ka arritur të zbulojë rezerva të mëdha nafte dhe gazi në Shqipëri.

Lajmin e ka përsëritur disa herë kryeministri Edi Rama gjatë konferencave të tij për media. Pas mbledhjes së qeverisë në Durrës, Rama tha se pritet vetëm konfirmimi për këtë zbulim që do të ishte “një perspektivë e jashtëzakonshme për ekonominë shqiptare”.

“Një tjetër vendim i rëndësishëm është aprovimi për kërkimin e hidrokarbureve në “Bllokun 4” nga kompania e madhe Shell, marrë parasysh edhe fakti që presim në vjeshtë konfirmimin për zbulimin e një sasie të madhe gazi dhe nafte të lehtë, që do të ishte edhe një perspektivë e jashtëzakonshme për ekonominë e vendit në dekadën e ardhshme”, citon “Shqiptarja” deklaratën e kryeministrit Rama.

Por kush janë banorët fatlumë që do të shndërrohen në milionerë pas zbulimit të hidrokarbureve me cilësi të lartë në tokat e tyre?

Bëhet fjalë për zonën e Shpiragut në Berat. Më konkretisht në puset Shpirag-1 dhe Shpirag-2, që ndodhen pranë fshatrave Molisht dhe Mbreshtan të Beratit.

Shell ka deklaruar se në pusin Shipragu-2 janë bërë zbulime të reja rreth 4 muaj më parë, ndërsa parashikohet që plot 72 milionë dollarë të investohen për shpimin e pusit të ri Shpiragu-4, që do të jetë edhe më i thelli në vend.

Miliona dollarë do të investohen në këtë zonë për ndërtimin e infrastukturës ndërsa banorëve duket se u ka rënë “bingo” me këtë zbulim të madh pasi do përfitojnë si nga qiraja e tokave por edhe nga investimet dhe punësimet që do të çelen aty.

Sakaq gjiganti amerikan Shell, ka nënshkruar marrëveshje me qeverinë shqiptare për kërkime në “Bllokun 4” që ndodhet në juglindje të vendit, deri në kufi me Greqinë.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*