Menu

Kofsha pule me bizele

Disa kofsha pule me bizele mund të jenë një ide e mirë për të gatuar sot. Ja si ti përgatisni ato:

Kofsha pule me bizele dhe hurdhra

Përbërësit:

4 kofsha pule
4 lugë gjelle me vaj luledieli
kripë, piper
4 domate të grira imët
250 gramë bizele
3 kokrra qepë
4 thelpi hurdhër
pak majdanoz

Përgatitja:
Pasi kemi larë mirë kofshat e pulës, i vendosim në një tigan për ti skuqur së bashku me vajin,hurdhrat,qepët dhe majdanozin. I lëmë rreth 10 minuta në zjarr të lartë, derisa kofshët të skuqen mirë. Nga fundi i shtojmë domatet, bizelet dhe 3 gota ujë. E mbulojmë tiganin me një kapak dhe e lëmë të qendrojë ashtu për rreth 35 minuta.I shtoni përsëri kripë për bizelet duke e provuar vazhdimisht. Pasi të jetë bërë gati shërbejeni të ngrohta!/Shije.al

 

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen