Menu

Kina po blen Portugalinë

Kur Trojka përcaktonte fatet e Portugalisë, Kina bleu masivisht sipërmarrje portugeze. Tani ajo po tenton të blejë prodhuesin më të madh të energjisë në vend.

Kina

Dikur, prodhuesi portugez i energjisë EDP ishte një sipërmarrje shtetërore me 25.000 punonjës, por së shpejti ai mund të kthehet në një sipërmarrje të leverdishme në pronësinë e kinezëve.

Three Gorges, sipërmarrje shtetërore kineze, zotëron që tani një të katërtën e EDP dhe ka bërë një ofertë blerjeje në bursën e Lisbonës për të marrë edhe pjesën e mbetur të aksioneve. Dhe kjo është pjesë të një “masterplani”, me të cilin Republika Popullore e Kinës mund të vërë nën kontroll elemente kyçe të ekonomisë portugeze, thonë ekspertët.

Në anën tjetër, qeveria portugeze thotë se kinezët janë po kaq të mirëpritur sa edhe investitorë të tjerë të huaj.

Depërtimi i kinës në kërkim të blerjeve në Evropë, ka shkaktuar polemika edhe në vende të tjera. Në gjermani, kina ka gllabëruar disa sipërmarrje me rëndësi kyce në sektorin e robotëve, automjeteve dhe në fushën e mjekësisë.

Në Greqi, kina ka blerë portin e rëndësishëm të Pireut. Por, qeveria portugeze, me pak para, gëzohet për injeksionet financiare të Pekinit, veçanërisht pasi ato e ndihmuan atë të kapërcente krizën. Në atë kohë, kina u bë si askush tjetër aksionere në sipërmarrjet portugeze dhe bleu atëherë kur nuk blinte askush, borxhe shtetërore portugeze.

Sot, janë të shumta kompanitë në vend, pronë të shoqërive kineze. Ndërsa disa tentativa shitjeje tek të interesuar amerikanë apo francezë, janë kushtëzuar ose refuzuar. Tani, ekspertët ekonomikë shprehin frikën se për shkak të varësisë nga investimet kineze, Portugalia mund të jetë e shantazhueshme.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*