Ndoshta nuk kujtoheni, por keni qenë dhe ju fëmijë më parë! Kështu që prindër, gjyshër, komshinj e të afërm të fëmijëve, tregohuni të duruar edhe pse sjellja e tyre mund t’ju duket e ekzagjëruar dhe e tepërt për tu duruar! Fëmijët e vegjël nuk dinë si ti kontrollojnë ndjenjat prandaj edhe shpesh dalin nga kontrolli.

Reagimet instinktive të prindërve janë ndërprerja e shpërthimit nga tërbimi, mirëpo ekspertët mendojnë se duhet bërë e kundërta. Fëmijën është mirë ta lejoni të çlirojë tensionin nga ndjenjat negative, sepse ashtu do të çlirohen nga stresi dhe emocionet negative që të mund të vazhdojnë me aktivitetet e tyre normale.

Madje, çlirimi nga stresi nëpërmjet vajit është tërësisht në rregull pasi lotët e njeriut përmbajnë kortizol, hormoni i stresit dhe pas çlirimit të nervozës ndjehet edhe më mirë. Dobia tjetër e tërbimit është gjumi më i mirë pasi shkencëtarët pohojnë se fëmija do të bëjë gjumë më të mirë nëse çlirohet nga energjia negative

Fëmija tërbohet kur dëgjon “jo”? Duhet që t`i mësoni se ku janë kufijtë e sjelljes së hijshme dhe të pahijshme, sigurisht që fëmija me vaj do të tentojë të fitojë atë që dëshiron por ju duhet të ngeleni në pozitën e prindit dhe mos të dorëzoheni. Me kohë, me ndihmën e prindërve, fëmija do të mësojë se si të kontrollojë ndjenjat. Nëse kjo nuk ndodh atëherë prindi me përqafime dhe fjalë të mirë duhet ta qetësojë fëmijën, ashtu do të ndjehet sigurtë dhe do të mund të shprehë ndjenjat.

Këshillat e arta:

  1. Mos u bërtitni fëmijëve – nuk ka efekt
  2. Mos i përqeshni – ua nënvlerësoni ndjenjat
  3. Mos i imitoni dhe mos u tallni – të njejtën do ua bëjnë fëmijëve të tjerë
  4. Mos i dënoni – mund të shuajë ndjenjat në të ardhmen
  5. Mos u ofroni shpërblime për dëgjueshmëri – ashtu do të mësohen të manipulojnë me të tjerët.  Përshtatur nga femra.net