Menu

Kërpudha në tigan

Nëse jeni nën dilemën e ditës, se ç'të gatuani, ne e kemi një sugjerim: copëza pule të pjekura krokante me garniturë kërpudhash.

Kërpudha në tigan

Këto të fundit, përvecse i përshtaten shumë mirë stinës, shërbejnë edhe si shoqëruese për disa lloje pjatash.

Përbërësit: 

  • 800gr kërpudha Porcini ose Champignon
  • 2 thelpinj hudhra, të shtypura,
  • 5 lugë vaj ulliri,
  • 2 lugë majdanoz të freskët, të grirë hollë,
  • kripë,
  • piper të zi.

 

Përgatitja: 
Me një lëvizje rrotulluese ndajmë kapelen e kërpudhave nga “këmbët”, më pas me ndihmën e një thike me majë të mprehtë, pastrojmë këmbën nga dheu që mund të ketë mbetur dhe të njëjtën gjë bëjmë me pjesën e sipërme dhe të poshtme të kapeles.
Kalojmë një pecetë të lagur mbi sipërfaqen e kërpudhave dhe i presim në copa relativisht të mëdha.
Në një tigan hedhim vajin e ullirit dhe hudhrat e shtypura, shtojmë kërpudhat dhe i gatuajmë në zjarr për jo më shumë se 10 minuta.
Disa minuta përpara se t’i heqim nga zjarri i rregullojmë me kripë, piper, majdanoz dhe i servirim të ngrohta.

*Këshillë: Kërpudhat nuk duhen larë kurrë nën ujë të rrjedhshëm, pasi në këtë mënyrë humbasin pjesën më të madhe të shijes dhe vlerave ushqyese. Por nqs ato jane vërtete shumë të pista me dhe, i lajmë nën ujë të ftohtë sa më shpejt të jetë e mundur, për pak sekonda dhe i fshijmë menjëherë.

 

Marrë nga http://www.unegatuaj.com/kerpudha-ne-tigan/

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*