Menu

Kek me mandarinë

Është e enjte prandaj iu lejohet pak ëmbëlsi për ta thyer dietën. Dhe ky kek është zgjidhja e duhur. Aroma e lëkurës së mandarinës e bën këtë ëmbëlsirë diçka krejt tjetër.

Kek me mandarinë

Përbërësit:
Lëkurat e 3 kokrrave mandarinë të grira imët në rende
4 lugë gjelle lëng mandarine
3 filxhanë çaji miell
3 vezë
2 filxhanë çaji kos
½ lugë kafeje kripë
1 lugë kafeje sodë
2 filxhan kafeje sheqer
1 filxhan kafeje gjalpë

Përgatitja:
Përzieni me një mikser lëkurat e mandarinës dhe sheqerin, më pas hidhni vezët një e nga një. Vazhdoni duke hedhur përbërësit e tjerë dhe në fund hidhni miellin dhe sodën. Piqeni në furrë të ngrohur më parë për 40 minuta në 180 gradë./Shije.al

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*