Përbërësit:

1 gotë miell
½ lugë çaji pluhur pjekës
1 lugë gjelle kanellë
¼ lugë çaji kripë
¼ gotë gjalpë/ margarinë
¾ gotë sheqer
1 vezë
1 lugë çaji ekstrakt vanilje
½ gotë qumësht
¾ gotë sheqer pluhur

Përgatitja:
Ngrohni furrën në temperaturën 190 gradë Celcius. Në një tas të madh kombinoni gjalpin dhe sheqerin. Trazojini me një mikser elektrik derisa sheqeri të tretet. Më pas hidhni në të vezët, qumështin dhe vaniljen. Shtoni miellin dhe përziejini mirë. Hidhni brumin e përgatitur në një formë keku të lyer më parë me pak yndyrë dhe miell. Vendoseni në furrë të piqet për 20-25 minuta. Në një tas të vogël kombinoni 1 lugë gjelle gjalpë, kanellën dhe sheqerin pluhur. Largojeni më pas nga furra dhe lyejeni me përzierjen me kanellë.