Menu

Karius nuk i ka harruar gafat, “merr në qafë” edhe Besiktasin

Të gjithë e mbani mend Loris Karius, portierin gjerman të Liverpoolit, që bëri gafa të tmerrshme në finalen e Ligës së Kampionëve në Maj të 2018-ës, duke i “dhuruar” Realit të Madridit trofeun e tretë radhazi.

karius

Jurgen Klopp detyroi klubin e Liverpoolit të paguajë më tepër se 70 milionë euro për të marrë brazilianin Alisson, ndërsa gjermanin vendosi ta huazojë te turqit e Besiktas, për të synuar përmirësimin gradual të tij.

Por duket se edhe në Turqi, Karius nuk i ka harruar gafat dhe të radhës e ka bërë mbrëmjen e të enjtes, në sfidën Malmo-Besiktas, të vlefshme për fazën e grupeve të Europa Leagues.

Një krosim nga krahu i suedezëve po shkonte drejt kuadratit të portës së Karius dhe gjermani tentoi qetësisht ta dërgojë mbi portë, por nuk kishte llogaritur si duhet kërcimin dhe doli huq, duke bërë që topi të përfundonte në rrjetë.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*