Menu

Kallëzim penal ndaj vëllait të Rexhep Selimit për sulm ndaj policit

Është ngritur kallëzim penal ndaj Ramadan Selimit.

auto-untitled-design-11520026870_1520359978-8719670

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë Imer Beka tregoi për KALLXO.com se është paraqitur kallëzim penal ndaj Ramadan Selimit, vëllait të deputetit Rexhep Selimi.

“Është paraqitur kallëzimi penal ndaj të dyshuarit Ramadan Selimi për veprën penale sulm ndaj personit zyrtar gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare nga neni 410 dhe veprën penale kanosje nga neni 185 paragrafi 3 të kodit penal të Kosovës”, tha prokurori Beka.

KALLXO ka kontaktuar edhe me avokatin e Selimit, Asdren Hoxha.
Hoxha e cilësoi të papranueshëm kallëzimin penal.

“Për mua kallëzimi penal është i papranueshëm, pasi që edhe vetë prokurori i çështjes ka deklaruar se polici nuk ka pasur lëndime”.

Të premten Ramadan Selimi u shoqërua në polici nën dyshimet se pengoi zyrtarët policorë në kryerje të detyrës dhe sulmoi njërin prej tyre.

Selimi ishte liruar me urdhër verbal të një prokuroreje pas shoqërimit në polici.
Të shtunën, kryeprokurori Beka kishte thënë se Selimi ishte liruar ngase zyrtari policor që ai sulmoi nuk ishte lënduar.

 

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*