Menu

Kafja e mëngjesit

Konsumimi i kafesë mbron mëlçinë nga kanceri.

Pouring coffee from kettle

Pavarësisht miteve që ekzistojnë, të pini kafenë ka shumë përfitime për shëndetin në përgjithsësi. Sipas një studimi të ri të kryer, konsumimi i kafesë mbron mëlçinë nga kanceri. Kohët e fundit gjithmonë e më shumë është folur për përfitimet e kafesë, duke qenë se ajo është pjesë e jetës së miliona njerëzve anembanë botës. Por sipas një studimi të Harvardit, 54 % e amerikanëve mbi moshën 18 vjeç e pinë kafenë çdo ditë. Pjesa tjetër është e pavendosur nëse duhet apo jo të konsumoj këtë produkt, pasi mendon se shkakton kancer. Por studimi më i ri i kryer thotë se të pini vetëm një filxhan kafe në ditë ul rrezikun e zhvillimit të një lloj kanceri në mëlçi i quajtur “hepatocellular” (HÇ).
Sipas shkëncetarëve, mjafton vetëm një filxhan kafe në ditë dhe risku për zhvillimin e këtij lloji të kancerit ulet me 19%.  Shkencëtarët arritën në këto përfundime, duke i bërë një rishikim më shumë se 26 studimeve të kryera, ku janë përfshirë në total 2.25 milionë të rritur. Skuadra e këtij studimi ka vëzhguar efektet që kishte pirja e një filxhani kafe në ditë, pavarësisht nëse ishte kafe apo dekafeinato. Studimi i plotë që tregon sesi kafeja mbron mëlçinë nga sëmundjet kancerogjene është botuar në BMJ Open.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*