Menu

Kafeja e mirë apo e keqe

Kafeja, i bën mirë apo keq shëndetit?

Kafeja

Ka shumë shumë teori, deri diku edhe kontradiktore me njëra-tjetrën, përsa i përket kafesë. I bën mirë apo keq shëndetit? Ta ndajmë edhe ne njëherë e mirë mendjen. Studiuesit kanë publikuar të martën rezultatet e studimit më të fundit të kryer, i cili tregon se egziston një lidhje shumë e fortë midis konsumimit të kafesë dhe shëndetit të mirë. Rezultatet e studimit pohojnë atë që ne të gjithë kemi lexuar kaq shumë shpesh, që sa më shumë kafe të konsumoni aq më shumë ulet edhe rreziku për t’u prekur nga shumë sëmundje, si përshembull, ato të zemrës. Përfitimet ishin të njëjta si për kafenë, po ashtu edhe për dekafeinaton. Në këtë studim, shkencëtarët analizuan të dhënat e 185 mijë njerëzve në të gjithë botën, duke përfshirë mes tyre popullsi të ndryshme. Ato kanë parë me kujdes efektet e konsumimit të kafesë, duke i analizuar përmes një pyetësori shëndetësor të mirëmenduar. Studimi tregon se konsumimi i rregullt i kafesë ul rrezikun për vdekjen nga shumë sëmundje. Njerëzit, të cilët pinë 2 filxhanë me kafe në ditë kanë një rrisk më të ulët për të vdekur nga sëmundjet e zemrës, kancerit ose sëmundjet mendore. Pra, ne mund të vazhdojmë të konsumojmë kafenë, duke menduar për përfitimet shëndetësore që ajo i sjell organizmit.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*