Menu

Kadri Veseli prapë zotohet para amerikanëve se nuk e zhbëjnë Specialen

Kadri Veseli i ka thënë sot ambasadorit amerikan, Greg Delawie se nuk do ta përkrahin iniciativën e zhbërjes së saj.

kadro_1515849892-2067330

Njëri nga ideatorët për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, kryeparlamentari Kadri Veseli, siç duket, ka ndryshuar njëmend qëndrim për shfuqizimin e Speciales. Ai i ka thënë sot ambasadorit amerikan, Greg Delawie se nuk do ta përkrahin iniciativën e zhbërjes së saj.

Veseli është takuar sot me ambasadorin Delaëie me të cilin kanë folur për zhvillimet e fundit politike në vend.

Në takimin e Kryetarit Veseli dhe Ambasadorit Delaëie është theksuar nevoja e qëndrimit të përbashkët për çështjet me interes  nacional.

Veseli ka thënë se “Kosova do t’u qëndrojë obligimeve te veta ndërkombëtare deri në fund, përfshirë edhe Dhomat e Specializuara, do të ndjekë agjendën e integrimeve euroatlantike, dhe në këtë rrugëtim partneriteti me SHBA-të do të mbetet primar”

Kryetari Veseli ka falënderuar ambasadorin amerikan për përkrahjen konstante që SHBA-të i japin Kosovës.

 Ditë më parë Veseli kishte dalë me një shkrim autorial, ku kishte treguar se është kundër shfuqizimit të Speciales, ani pse krijimin e saj e konsideron si padrejtësi që i është bërë Kosovës.

Në natën e 22 dhjetorit kur po tentohej që të dalë për votim shfuqizimi i Speciales dhe ku ambasadorët kryesorë ishin mbledhur për t’i paralajmëruar pasojat që vijnë në rast se kjo gjykatë zhbëhet, ishte kreu i Kuvendit, së bashku me presidentin e kryeministrin në krye të kësaj iniciative, që u bllokua vetëm pasi kryesia e Kuvendit nuk pati kuorum për miratimin e mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme, që ligjërisht ishte kërkuar nga 43 deputetë të PAN’it dhe minoriteteve joserbe.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*