Menu

Juventus i ‘uritur’ për Championsin, Nedved premton tjetër goditje surprizë të madhe në merkato

Me ëndrrën e madhe për të fituar Championsin, Juventusi është i etur për t’u përforcuar edhe më shumë dhe surprizat nuk mbarojnë me blerjen e bujshme të Cristiano Ronaldos.

juventus

Me ëndrrën e madhe për të fituar Championsin, Juventusi është i etur për t’u përforcuar edhe më shumë dhe surprizat nuk mbarojnë me blerjen e bujshme të Cristiano Ronaldos.

Zëvendëspresidenti i “Zonjës së Vjetër”, Pavel Nedved, duke iu referuar merkatos, ka zbuluar për “Tuttosport” se ende nuk është mbyllur merkato.

“Goditjet dhe surprizat nuk kanë mbaruar akoma. Champions League? Te Juventusi është gjithnjë qëllimi ynë kryesor”, ka thënë Nedved, duke lënë të kuptohet se do të ketë përsëri blerje.

Ndoshta rekrutimet do të vazhdojnë në mesfushë, ku, përveç të madhit, ish-lojtarit bardhezi, Paul Pogba, vazhdon të ëndërrohet edhe Sergej Milinkoviç-Savic.

Edhe presidenti Agnelli është i vendosur për të plotësuar një Juventus shumë konkurrues edhe jashtë Italisë.

Në funksion të triumfit në Champions, me sa duket, disa surpriza ende mund të priten.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*