Menu

Juve niset për titull, pas fitores ndaj Romës

Juventus ka fituar 1-0 ndaj Romës në “Juventus Stadium” dhe arratiset në krye të Serie A me shtatë pikë më shumë se verdhekuqtë, që mbajnë vendin e dytë, pasi janë luajtur 17 javët e para

Soccer: Serie A; Juventus-Roma

Juventus ka fituar 1-0 ndaj Romës në “Juventus Stadium” dhe arratiset në krye të Serie A me shtatë pikë më shumë se verdhekuqtë, që mbajnë vendin e dytë, pasi janë luajtur 17 javët e para. Goli i shënuar nga Gonzalo Higuain, ku argjentinasi shpalosi pjesën më të mirë të repertorit të tij, vendosi sfidën më të rëndësishme te fazës së parë në kampionatin italian dhe faktikisht vendosi se “Zonja e Vjetër” do të fitojë titullin e gjashtë radhazi.

Juve ka 42 pikë, pasi ka fituar 14 nga 17 ndeshjet e luajtura, Roma ka 35 pikë, ndërsa në vendin e tretë është Milan me 33 pikë, që në pasditen e së shtunës barazoi 0-0 ndaj Atalanta. Juventus e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme dhe në minutën e 12-të, Mandzukic shërbeu për Gonzalo Higuain, i cili nuk u tregua i saktë përpara Szszesny.

Megjithatë, argjentinasi e shleu gabim vetëm dy minuta më vonë kur la në vend De Rossi, u lirua nga markimi i Manolas dhe mposhti Szszesny nga hyrja e zonës. Kjo është hera e parë në këtë kampionat që Higuain shënon në dy ndeshje radhazi, pasi ish-sulmuesi i Napoli realizoi edhe golat në debrin ndaj Torinos.

Gjithsej, sulmuesi i blerë për 94 milionë euro, ka shënuar 11 gola në këtë edicion të Serie A, një më pak se Dzeko dhe Icardi. Ndeshja kishte një ritëm të lartë, por faktikisht ishte Juventus që pati më shumë mundësi për të shënuar golin e dytë, sesa Roma për të barazuar rezultatin. 15 minuta pata fundit, miqtë patën rastin më të mirë, por Rugani i hoqi mundësinë Fazio të godiste nga shumë pranë me portën.

Roma pati nevojë për një pritje të Szczesny, ndaj tentativës së Mandzukic, për të qëndruar në lojë, por deri në fund nuk mundi të prishë festën e bardhezinjëve, pavarësisht se e rritën ndjeshëm presionin. As El Sharawy as Salah nuk patën shënjestrën e duhur. Juventus është një shkallë mbi ekipet e tjera të Serie A.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*