Menu

Jam i lodhur

Shpërthen Alexis Sanchez: Jam i lodhur.

Sanchez

Alexis Sanchez ka thënë se është i lodhur nga kritikat e vazhdueshme nga shtypi dhe tifozët.

Alexis e përjetoi rëndë humbjen e Kilit ndaj Bolivisë, e cila ia komplikon kualifikimin kombëtares së tij në Kupën e Botës Rusia 2018, transmeton Express.

Ylli i Arsenalit shpërtheu kundër kritikëve pas ndeshjes së mbrëmshme, duke e publikuar një mesazh në rrjetin social Instagram ku shprehu indinjatën me qasjen e mediave.

“Vjen koha kur lodhesh. Lodhesh duke u kritikuar me të drejtë dhe pa arsyeje, lodhesh duke dashur të mposhtesh, lodhesh duke i thënë vetes ‘do të ngrihem edhe një herë’ pasi qan pas humbjes, dhe lodhesh duke i thënë botës dhe njerëzve se çdo gjë do të shkojë mirë. Dhe më e keqja, askush kurrë nuk e kupton se si kjo të bënë të ndihesh… e bart numrin 7 të Kilit në shpinë, një përgjegjësi shumë e madhe, prandaj me vjen keq që gazetarët dhe njerëzit e këqij kritikojnë pa ditur gjë”, ka shkruar Sanchez. /Express/

 

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen