Menu

Ja si ta kuptoni që jeni shtatzënë

E vetmja mënyrë e besueshme për të u konfirmuar është përmes një testi të shtatezanisë, por shtrohet pyetja se cila janë simptomat e para për shtatëzani.

shtatezena

E vetmja mënyrë e besueshme për të u konfirmuar është përmes një testi të shtatezanisë, por shtrohet pyetja se cila janë simptomat e para për shtatëzani.

Mungesa e menstruacioneve

Kur menstruacionet vonohen dhe nuk të vinë ashtu siç zakonisht ndodhë, kjo është shenja më e madhe e shtatzanisë.

Nëse cikli të është vonuar është shenja më e qartë për një shtatëzani të mundshme. Por mund të ketë vetëm pak gjakderdhje që mund të zgjasë një apo dy ditë me një ngjyrë më të errët. Lehtë mund të ngatërrohet me ciklin menstrual sepse kjo prodhohet brenda 6 apo 10 dite.

Ndjeshmëri në gji

Një simptomë tjetër që janë për të u dyshuar për një shtatëzani është ndjeshmëria shumë e madhe në gji. Ënjtje, parehati si dhe një dhimbje e lehtë.

Pas sinjalit më të vogël të shtatëzanisë, gjinjtë fillojnë të përgatiten për të ushqyer beben.

Lodhje

Shumë gra kanë një ndjenjë të lodhjes dhe ndjejnë se kanë gjumë në çdo orë të ditës. Trupi i gruas përgatitet që të sjellë një jetë të re. Ndjenja e dobësisë, ndjenja se je e sëmurë janë krejtësisht normale në javët e para të shtatëzanisë.

Marramendje

Siç dihet sistemi kardiovaskular i gruas është duke funksionuar më ndryshe tani. Është krejtësisht normale që ulja e shtypjes së gjakut të shkaktoj marramendje në çdo pjesë të ditës, ndërsa me disa raste mund të ndodhë që të iu bie të fikët. Marramendjet janë më të zakonshme të ndodhin kur ju qoheni në këmbë, ose kur qoheni nga krevati në mënyrë shumë të shpejtë, pasi keni ngrenë diçka, ose pasi që keni ndenjur në këmbë një kohë të gjatë.

Për të i evituar marramendjet, mos rri shumë gjatë në këmbë, dhe mos u ngut shumë për të bërë punë të caktuara.

Vjellje

Ka gra që nuk i kanë këto simptoma ndërsa tjerat mund të i kenë gjatë gjithë periudhës së shtatëzanisë, por gjithashtu të vjellat mund të zhduken pas muajit të tretë të shtatëzanisë.

Kjo varet nga secila grua. Edhe këtu, përgjegjëse të kësaj gjendje janë hormonet që japin një ndjenjë të vjelljes.

Janë më të zakonshme të ndodhë gjatë mëngjesit, pasi që jeni zgjuar, edhe pse mund të ndodhin në çdo moment të ditës.

Neveri ndaj erërave të ndryshme ose ushqimeve

Shija dhe era shihen të afektuar në shtatëzani, posaçërisht në tre mujorin e parë. Erërat që më përpara të kanë pëlqyer, njëjte edhe ushqimet tani të japin të vjella.

Tjerat simptoma të shtatëzanisë

Ju kemi treguar simptomat për të zakonshme të shtatëzanisë, por siç e dini çdo grua është botë në vete dhe mund të eksperimentoj ndryshime në çdo nivel.

Disa gra përjetojnë dhimbje të kokës, ose ënjte të duarve dhe të këmbeve për shkak të rritjes së volumit të gjakut.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*