Menu

Ja çfarë shkruajnë mediat serbe për mungesën e Shaqirit në Beograd (Foto)

Lajmi i mungesës së Xherdan Shaqirit në sfidën e ditës së nesërme ndaj Crvena Zvezdës në Beograd ka bërë bujë në mediat serbe.

xherdan

Lajmi i mungesës së Xherdan Shaqirit në sfidën e ditës së nesërme ndaj Crvena Zvezdës në Beograd ka bërë bujë në mediat serbe.

Pothuajse të gjitha mediat serbe kujtojnë festën e Shaqirit me shqiponjë në Kupën e Botës në sfidën ndaj Serbisë dhe për ta ai festim ishte një provokim i hapur ndaj tyre.

Image

“Sportklub.rs”, nuk e fsheh faktin se prezenca e Shaqirit në Beograd mund të shkaktonte tension. Gjithashtu kjo media kujton deklaratat e futbollistit me origjinë shqiptare disa ditë më parë ku shprehej “Nuk kam frikë nga Beogradi, unë do vij për të luajtur futboll”.

Image

Pas vendimit të trajnerit Klop për të mos e grumbulluar 27-vjeçarin nga Gjilani, nuk kanë munguar as komentet ironike e serbëve. Sipas tyre Shaqiri nuk do të udhëtojë drejt Beogradit për shkak të frikës.

Image

Sipas “Kurir.rs” te Liverpuli e dinë mirë se Shaqiri do të jetë në qendër të sulmeve të tifozëve vendas dhe ai ka menduar që të mos jetë në këtë ndeshje.

Gjithsesi, nuk specifikohet në asnjë moment që kjo është një zgjedhje e trajnerit, i cili ka kërkuar në momentin që ka bërë publike listën mirëkuptimin e lojtarit, duke nënkuptuar që dëshira e gjilanasit ka qenë që të mos mungonte në këtë ndeshje.

Në mediat serbe thuhet se kjo zgjedhje është bërë për të shmangur problemet.

Image

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*