Menu

Ish zyrtari i KFOR’it kundër Kosovës

Kristian Kahrs dikur ish zyrtar i KFOR’it në Kosovë, ndërsa tani propagandues i pandreqshëm kundër saj. Sipas tij, “Kosova është zemra e Serbisë”.

kristijan

Ish ushtari i KFOR’it, Kristian Kahrs, vazhdon propagandën kundër shtetit të Kosovës, duke e quajtur historinë e shtetit të ri si të falsifikuar dhe duke mohuar shifrat e krimeve serbe dhe të dhunimi të grave gjatë luftës në Kosovë.

Ai është një përkrahës i madh i Serbisë dhe një propogandues i pandalshëm kundër Kosovës, duke tentuar me çdo mënyrë ta njëllosë atë dhe ta dëmtojë imazhin ndërkombëtarë të saj.

Kristian Kahrs pas luftës ishte pjesëtar i trupave norvegjeze të KFOR’it dhe për një kohë ka punuar në zyrën për informim të KFOR’it në Kosovë.

Ai tani është kandidat i Partisë Demokratike në Norvegji për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në shtator në këtë shtet. Duke propaganduar kundër Kosovës ai synon të marrë votat e serbëve dhe të gjithë atyre që janë kundër Kosovës dhe të zgjidhet në zgjedhjet e shtatorit atje.

Kahrs ka krijuar një webfaqe “http://sorryserbia.com/” përmes të cilës kërkon edhe donacione për fushatën e tij zgjedhore.

Ai thotë se publikisht përmes RTS’së i ka kërkuar falje Serbisë, siç shpehet ai, ‘për dështimin e NATO’s për të mbrojtur jo-shqiptarët në Kosovë”.

Së fundi ai ka publikuar një mesazh në youtube (https://www.youtube.com/watch?v=R47PAb_ZciQ), ku e përsëritë disa herë si në kor se “Kosova është Serbi”, “Kosova është zemra e Serbisë”, transmeton politiko.net.

Nëse zgjedhejt deputet ai u premton serbëve se do të inicojë tërheqjen e njohjes së Kosovës nga Norvegjia dhe se do ta ndërrojë ambasadorin norvegjez në Kosovë, për të cilin duket se nuk gëzon simpati (https://fbreporter.org/2015/07/03/kristian-kahrs-against-falsifying-history-in-kosovo/).

Kahrs thotë në mesazhin e tij se partia e tij e ka të theksuar qartë në programin e saj se nuk e mbështetë luftën e NATO’s kundër ish Jugosllavisë.

Ai vë në dyshim qëllimin e intervenimit të NATO’s në Kosovë që ndaloi gjakderdhjen dhe ndali gjenocidin serb mbi popullatën shqiptare. Sipas tij, demokratët e Nervegjisë nuk e mbështesin ndarjen e Kosovës nga Serbia duke propaganduar se ‘pavarësia çon në  lejon një shteti të pavarur islamik”.

Ish zyrtari për informim i KFOR’it në Kosovë gjatë vitit 2000, i shndërruar nga paqeruajtësi në aktivist të të drejtave të serbëve në Kosovë, duke u bërë edhe pjesë e aktiviteteve të lëvizjes çetnike “Obraz”, tani propagandon kundër Kosovës si politikan dhe pjesë e partisë Demokratike në Norvegji (http://www.demokratene.no/2017/derfor-tror-kristian-kahrs-pa-demokratene-i-sor-trondelag/), transmeton politiko.net.

Као што можда знате, ја сам парламентарни кандидат Демократа и члан централног одбора ове странке. Ако будем изабран, предложитћу повлачење норвешког признање Косова и заменити амбасадора Норвешке у Приштини отправником послова.

Edhe më herët ai nuk kishte zgjedhur fjalë ofenduese nga institucioneve të Kosovës.

‘Ju të gjithë jeni majmunë. Ky është vend i majmunëve”, u kishte thënë Kahrs policëve të Kosovës në ditën e Vidovdanit, për çka ishte dënuar me 500 euro gjobë nga Gjykata për Kundërvajtje në Prishtinë dhe ishte mbajtur 24 orë nën arrest ditën kur është shënuar Vidovdani.

Kristian Khars është nga Norvegjia, por jeton edhe në Beograd. Atje ai posedon një web personal, me të cilin i kërkon falje Serbisë për “krimet që KFOR-i i ka lejuar kundër popullatës serbe në Kosovë”.

Tani Kahrs përveç që është kandidat për zgjedhjet parlamentare të vjeshtës në Norvegji është edhe Drejtor i Informimit i partisë Demokratike atje.

Kristian Kahrs është i lindur me 2 shkurt të vitit 1972, ka studiuar për gazetari në Kolegjin e Gazetarisë ‘Gimlekollen School of Journalism and Communication’ dhe më vonë ka vazhduar studimet e avancuara në Universitetin e Northwestern – St. Paul. /Politiko.net

kk

 

 

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*