Menu

Ish-trajneri i Serie A plas ‘bombën’: Nuk është vetëm Juventusi që përdor doping

Zdenek Zeman shquhet për deklaratat e tij të forta. Trajneri çek ka lëshuar “bombën” e radhës, teksa në një prononcim për “IDNES.cz” ka folur për hijet e dopingut si dhe për titujt që vendosen në tavolinë.

doping

Zdenek Zeman shquhet për deklaratat e tij të forta. Trajneri çek ka lëshuar “bombën” e radhës, teksa në një prononcim për “IDNES.cz” ka folur për hijet e dopingut si dhe për titujt që vendosen në tavolinë.

Sipas tij, ekzistojnë disa sisteme që në futboll bëjnë të mundur që të vendoset para fillimit të sezonit se cila skuadër do fitojë.

“Problemi i dopingut ka ekzistuar dhe do të ekzistojë. Uroj vetëm që lojtarët e rinj të kuptojnë se sa e dëmshme është kjo gjë. Nëse do t’i bëja përsëri deklarata të caktuara? Pa asnjë dyshim, e kam bërë për futbollin. Ka disa sisteme në futboll që bëjnë të mundur që të vendoset para fillimit të sezonit se kush do të fitojë. Një futboll i tillë nuk më pëlqen. Do të më pëlqente futbolli i pastër, duke lënë të fitojë më të mirin”, tha 71-vjeçari.

Image

“Sigurisht, Juventus nuk është e vetmja skuadër që përdor substanca të palejuara si EPO dhe steroide, por drogat nuk i përkasin sportit. Karriera ime ka qenë një sukses, edhe pse mund të punoja akoma më mirë. E vlerësoj shumë që ‘France Football’ më ka klasifikuar mes 30 trajnerëve më të mirë të historisë”, deklaroi ish-trajneri i Lazios dhe i Romës.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*