Menu

Calderon deklaratë shokuese për Hazardin

Ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon ka hedhur akuza të rënda në adresë të skuadrës së Chelseat.

hazard

Ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon ka hedhur akuza të rënda në adresë të skuadrës së Chelseat.

Spanjolli pohon se belgu nuk është i interesuar të qëndrojë më te skuadra angleze duke nënvizuar se “The Blues” po e trajtojnë si skllav.

Ai mendon se nëse sulmuesi i bashkohet madrilenëve do të arrij nivelet e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

“Është absurde të mban në radhë tua një lojtar që nuk dëshiron të jetë më pjesë e skuadrës”, tha Calderon beIN SPORTS.

“Skllavëria u është hequr shumë kohë më parë. Tani shtohet pyetja se çfarë po dëshiron të bëjë Chelsea, mund të supozoj se bëhet fjalë për para”.

“Nëse lojtari këmbëngul në atë që po e thotë thënë publikisht, do të jetë e vështirë për Chelsean ta mbajë futbollistin”.

“Tani e shoh se belgu është lojtari i nivelit të Cristianos dhe Messit. Ata ende luajnë, por le të themi se Hazard është lojtari që do të marrë prej tyre trashëgiminë e të qenit lojtari më i mirë në botë”, tha Calderon.

Ndryshe, 27-vjeçari ka kontratë të vlefshme me The Blues deri në verën e vitit 2020 gjersa vlera aktuale në treg është 150 milionë euro.

 

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*