Menu

Isco rinovon me Realin

Klauzolë marramendëse për mesfushorin.

Isco

Rasti i Neymar, që iu ble Barcelonës nga PSG në këmbim të 222 milionë eurove të klauzolës, ka bërë që Real Madrid të marrë masat në mënyrë që futbollistët e rëndësishëm të mos blihen nga klubet e tjerë.

Sipas gazetës spanjolle “AS”, kampionët në fuqi të Europës kanë arritur marrëveshjen për rinovimin e mesfushorit Isco Alarcon, klauzola e të cilit do të jetë 700 milionë euro.

Pritet që rinovimi të bëhet zyrtar në ditët e ardhshme dhe kontrata e re e spanjollit do të skadojë pas 4 vitesh, me opsion për një vit të pestë. Paga që do të përfitojë Isco do të jetë 6 milionë euro në sezon.

Po sipas “AS”, Real Madrid ka një politikë të qartë përsa i përket klauzolave. Në klub nuk ka asnjë lojtar të skuadrës së parë me klauzolë më pak se 500 milionë euro, ndërsa në skuadrat e të rinjve ka disa futbollistë me klauzolë 300 milionë euro.

E gjithë kjo për të shmangur një rast të ngjashëm si ai i Neymar.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*