Menu

iPhone X

Kompania Apple gati të hedhë në treg modelin e ri.

iPhone X

Kompania Apple do të prezantojë sot modelin e ri të iPhone, që koinçidon me 10-vjetorin e hedhjes në treg të këtij produkti. Telefoni i ri pritet t’i përgjigjet kërkesës së tregut për prurje inovative e teknologji të avancuar, kërkesa këto që do të vijnë me një çmim jo pak të kripur për të gjithë mirëdashësit e iPhone dhe kompanisë.

Një dekadë pasi Steve Jobs i prezantoi botës iPhone-n e parë, kompania Apple bëhet gati të hedhë në treg modelin më të ri e të rikonceptuar të produktit të saj kryesor. Eventi për hedhjen në treg do të organizohet në Teatrin e Steve Jobs në kampusin e ri Apple Park – që njihet si krijimi i fundit i Jobs, përpara se ai të ndahej nga jeta në vitin 2011.

Kompania Apple shpreson se telefoni i ri që pritet të quhet iPhone X, do t’i provojë të kundërtën kritikëve që thonë se kompania ka humbur sharmin e saj në sjelljen e inovacioneve. iPhone X do të ketë një ekran në madhësinë e aparatit, me ngjyra më të pasura dhe me teknologjinë e njohjes së fytyrës për të hapur telefonin, pa nevojën për një lexues të gjurmëve të gishtërinjve apo për një buton fizik që kryen këtë funksion.

Apple gjithashtu do të hedhë në treg edhe dy modele të tjera, iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus, që vijnë si një përmirësim i modeleve të mëparshme 7 dhe 7 Plus. Sidoqoftë, entuziastët mund të hasin në një pengesë. Produktet e reja vijnë me një çmim tepër të kripur, që duket se do të kapërcejnë pragun prej 1,000 dollarësh.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*