Menu

Inter e nis mbarë

Interi ka nisur mbarë vitin 2017. Zikaltërit morën 3 pikë shumë të rëndësishme ne transfertën ndaj Udineses.

Interi

Interi ka nisur mbarë vitin 2017. Zikaltërit morën 3 pikë shumë të rëndësishme ne transfertën ndaj Udineses. Të besuarit e Piolit vuajtën, por arritën të pëmbysin rezultatin në fund të lojës.

Udinese e nisi mjaft mirë ndeshjen duke rrezikuar disa herë portën e Handanovic, ndërsa në minutën e 17 Janko shfrytëzon një vendosje jo të mirë të mbrojtjes për të shënuar për 1-0.

Në fund të pjesës së parë, kroati Perisic barazon rezultatin me një gol të bukur.

Në pjesën e dytë, Inter shton presionin në drejtim të portës së vendasve dhe në të 87-n, Perisic shënon me kokë për 2-1 duke i dhuruar tre pikë Interit që blejnë shumë për ecurinë e kampionatit.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*