Menu

Importi rrezikon prodhuesit vendorë

Importuesi më i madh në Kosovë mbetet Serbia.

made in kosovo

Sasia më e madhe e mallrave të prodhuara në Kosovë vazhdon të mbetet brenda territorit të vendit duke bërë që shteti i Kosovës të jetë i varur nga importi i pothuajse të te gjitha produkteve të nevojshme nga vendet e rajonit, por edhe të Evropës.

Kontributi i eksporteve në volumin tregtar në vit mbetet shumë i ulët, me rreth 300 milionë euro, kurse importi rreth 3 miliardë euro.

Pavarësisht kushteve të rënda më të cilën përballet industria e prodhimit dhe tregu nuk mbulohet qind për qind me produkte “Made in Kosova”, megjithatë ka prodhime dhe shporta e konsumatorit mund të mbushet me produkte vendore.

Por, disa qytetarë ende hezitojnë të furnizohen më këto produkte.

Arlinda Berisha qytetare nga Prishtina, konsideron se prodhimet e industrisë se qumështit janë cilësore, por dyshon në cilësinë dhe kualitetin e produkteve tjera.

“Jo të gjitha produktet janë cilësore, por ka të mira. Unë produktet e qumështit në shumicën e rasteve i blej nga prodhuesit vendorë”, thotë Arlinda.

Kohëve të fundit më produkte kosovare ka filluar ta mbush shportën një qytetar tjetër, Blerim Ademi. Ai thotë se është i kënaqur më cilësinë e prodhimeve, madje shprehet se paragjykimet e shoqërisë kanë ndikuar që prodhimet vendore të mbesin në vitrinat e dyqaneve.

“Kam filluar të blej produkte ‘Made in Kosova është përmirësuar cilësia e tyre. Kur fillon t’i konsumosh, atëherë do nuk ndërrohen me produktet tjera”, thotë Ademi.

Ndryshe, përfaqësues të komunitetit të biznesit në Kosovë, thonë se duhet gjetur forma që paratë e buxhetit dhe qytetarëve të mbeten në Kosovë.

Safet Gërxhaliu kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se nëse vendi shndërrohet në shoqëri të varur nga importi, në Kosovë do mbillet varfëria dhe do vështirësohet perspektiva për zhvillim ekonomik.

“Po, mbi të gjitha, paraja e diasporës, që fitohet me mund të madh nuk e meriton paraprakisht të jetë e gjykuar për t’u eksportuar, për të blerë mallra në vendet e rajonit”.

“Në këtë drejtim janë bërë hapa, mirëpo nuk mjafton që të jemi të kënaqur sepse krahas subvencionimit, ekonomia kosovare ka nevojë për mbrojtje nga një të themi agresivitet i vendeve të rajonit, të cilët në forma të shkruara dhe të pashkruara përgatitin pako të veçanta fiskale, vetëm për ta shkatërruar ose për ta shkatërruar prodhimin e Kosovës”, thotë Gërxhaliu .

Gërxhaliu vlerëson se kohëve të fundit Ministria e Financave ka reflektuar në këtë drejtim. Por, megjithatë institucionet kompetente, thotë ai, duhet të përshpejtojnë proceset e integrimit ekonomik në këtë drejtim dhe ndërkombëtarizimi i ndërmarrësisë kosovare, duhet të mbetet prioritet.

“Paramendojeni, Sllovenia i ka 2 milionë banorë dhe në shtetin e Austrisë eksporton 2 miliardë euro mallra. Bosnje e Hercegovina ka 3,5 milionë banorë dhe në Austri eksporton 600 milionë euro mallra. Kosova i ka 2 milionë banorë dhe eksporton vetëm 22 milionë euro mallra”, shprehet Gërxhaliu.

Importuesi më i madh në Kosovë mbetet Serbia, ku sipas të dhënave zyrtare janë mesatarisht rreth 400 milionë euro në vit produkte të ndryshme që importohen nga ky shtet.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*