Menu

“Ibrahimovic do ta lë Lukakun në bankën rezervë”

Parker: Nëse Ibrahimovic kthehet në nëntor, dhjetor ose janar, atëherë Unitedi në shkurt fillon fazën eliminuese në Ligën e Kampionëve dhe ai do të jetë në krye të sulmit, ndërsa Lukaku në bankën rezervë pa asnjë dyshim.

ibrahimovi

Zlatan Ibrahimovic është në procesin e rikuperimit dhe pritet nga muaji janar të jetë gati për trajnerin Jose Mourinho

Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit, Paul Parker ka paralajmëruar sulmuesin Romelu Lukaku, për të cilin tha se në pjesën e dytë të sezonit do të qëndrojë në bankën rezervë.

Ai tha se me kthimin e Ibrahimovicit nga lëndimi, suedezi do të jetë zgjedhja e parë e trajnerit Jose Mourinho.

“Nëse Ibrahimovic kthehet në nëntor, dhjetor ose janar, atëherë Unitedi në shkurt fillon fazën eliminuese në Ligën e Kampionëve dhe ai do të jetë në krye të sulmit, ndërsa Lukaku në bankën rezervë pa asnjë dyshim”, tha Parker për Eurosport.

“Ibra do të luajë rol shumë të rëndësishëm në Evropë, ndërsa Lukaku në Premierligë.

Unitedi sote e nis aventurën në Ligën e Kampionëve, kur në Old Trafford e pret skuadrën e Baselit. /Express/

 

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen