Menu

Ibra nxjerr video-lojën për celularë

Ndoshta nuk është futbollisti më i mirë në botë, por Zlatan Ibrahimovic është pa dyshim një nga personazhet më të veçanta të botës së futbollit në vitet e fundit.


Suedezi, i cili vuan një dëmtim në ligament, është për momentin pa ekip dhe po pret që ndonjë klub ta marrë me kosto 0. Në këto kushte, 35-vjeçari ka përfituar për të përgatitur video-lojën e tij që quhet “Zlatan Legends”.

Bëhet fjalë për një lojë për celularë që do të jetë e disponueshme nga data 17 gusht.

E vetmja gjë që dihet për këtë lojë është se kostumi i Zlatan ngjan shumë me atë të Iron Man.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*