Menu

I theu kyçin e këmbës kundërshtarit, futbollisti dënohet me 4 vjet burg

Një ndërhyrje e rëndë ndaj kundërshtarit 6 vite më parë, i ka kushtuar 4 vjet burg futbollistit Mikele Guidi.

kyqii

Një ndërhyrje e rëndë ndaj kundërshtarit 6 vite më parë, i ka kushtuar 4 vjet burg futbollistit Mikele Guidi.

Në ndeshjen Paunta Ala-Maza Maritima, e vlefshme për kategorinë e tretë Toskane, futbollistit, 32-vjeçar u bë objekt hetimi nga organet ligjzbatuese, pasi i theu kyçin e këmbës së majtë, lojtarit kundërshtar.

Mediat italiane raportojnë se Guidi u dënua me 4 vite burg dhe një gjobë pre 10 mijë euro.

Te vendimi i dënimit ka ndikuar edhe fakti që ai është me precedentë penalë, pasi në të kaluarën ka vuajtur një dënim katër mujor, pasi i ka shkaktuar një frakture një kolegu, kur militonin në kategoritë e të rinjve.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*