Menu

I shënoi gol Italisë, talenti shqiptar tregon me emocion: Babai qau nga gëzimi

Xhakomo Vrioni përjetoi një debutim ëndrrash me përfaqësuesen Shpresa të Shqipërisë, pikërisht ndaj Italisë ku është lindur e rritur, duke shënuar edhe një gol.

golaaa

Xhakomo Vrioni përjetoi një debutim ëndrrash me përfaqësuesen Shpresa të Shqipërisë, pikërisht ndaj Italisë ku është lindur e rritur, duke shënuar edhe një gol.

Sulmuesi që luan te Venecia në Serinë B, por kartonin e të cilit e posedon Sampdoria, në një prononcim për mediat italiane, tregon emocionet e ndeshjes së parë si kuqezi.

“Ia dedikoj golin babait tim, Arbenit, i cili ka qarë nga gëzimi në momentin që shënova. Ai dhe mamaja ime janë shqiptarë dhe për mua të vishja fanellën e shtetit ku ata kanë lindur ishte një kënaqësi e papërshkrueshme.

Grumbullimi me kombëtaren shqiptare të 21-vjeçarëve nuk ishte një surprizë për mua, edhe vitin e kaluar kam pasur shumë kontakte me ta, por vendosa të pres.

Kam dy pasaporta shqiptare dhe italiane dhe më herët kisha arritur të gjeja rrugën e rrjetës edhe me përfaqësueset e moshave U-17 dhe U-19 të Italisë.

Të debutoja në të tillë mënyrë me gol ndaj Italisë ishte si një ëndërr për mua. Jam vërtetë shumë i lumtur tashmë shpresoj të shënoj në ndeshjen e radhës ndaj Beneventos pasi dua t’u dhuroj kënaqësi edhe tifozëve të Venezias”, deklaroi Vrioni.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*