Menu

I dashur Gomar

Një libër mbi paragjykimet mbarënjerëzore ndaj një kafshe.

i dashur gomar

“I dashur Gomar! Ose mbi denigrimin e lodhjes”. Ja titulli i një libri të ri me autor italianin Roberto Finzi, që sjell në vëmendje raportin mes njeriut dhe kafshës më pranë tij, gomarit. I sharë dhe gjykuar, simobol për çdo gjë, rrugëkalim metaforik për talljen, ndërkohë që pa të, njeriu nuk ka një periudhë. Qasja është me të vërtetë njerëzore, ose më saktë gomareske në kuptimin e atributeve reale të kësaj kafshe: përultësi, punë, modesti.

Corriere della Sera i lë një vend këtij libri dhe thotë disa fjalë për të. Paragjykimet për gomarin pajtohen kudo: më së pari ai është injorant. Pra ke thënë gomar për tjetrin, ke nënkuptuar injorant. Por edhe dembel. Letërsia sipas Finzit është shërbyer shumë me këtë kafshë duke e trajtuar në gjithfarë përdorimesh simbolike gjithnjë me një farë “zhgënjimi komik” nga fakti se gomari do të mbetet vetëm gomar. Ky është konsensusi mbarë njerëzor për vëeshëgjatin që me siguri nuk di asgjë për atë çfarë thonë për të. Që në shekullin e dytë pas Krishtit, tallja e tjetrit në letërsi kalon nga kjo kafshë. Metamoorphoseon libri XI I Apulieo flet për këtë. Vëllezërit Grim, Ferma e Kafshëve e Orëell, Nigelus Wireker, poet anglez I shekullit të XII, të gjithë e kanë gomarin bereqetin e vet letrar.

Por edhe I dashur. “Themelor roli i tij në eksodin e hebrejve nga Egjipti”, nënvizon Corriere librin që e cilëson gomarin: emblemë të lodhjes, të të varfërve.

“Gomar si fyerje është një refleks i përçmimit për të vërfërin, “të përulurin”. Përçmim të cilin Ungjilli e lufton pa ja dalë ta çrrënjosë”, shkruan Finzi që “përpiqet për rehabilitimin e tij”. Viktimë e Makinës së Baltës, ja si e quan autori kafshën e gjorë, që sigurisht nuk është se e ka prishur shumë terezinë nga pallavrosjet njerëzore, duke qëndruar stoik në epikurianizmin e vet të të qenit lumturisht Gomar.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*