Menu

Humb dhe rrezikon Italia

Kosta Rika kualifikohet si e para, ndërsa për vendin e dytë të Grupit D tani do të luftojnë Italia dhe Uruguaji. Uruguajit i duhet patjetër fitorja, Italia mjaftohet me një barazim. Anglia paketon valixhet.

Italia ka bërë një kiks të madh duke humbur 0-1 ndeshjen kruciale me Kosta Rikën dhe përveç se ka dërguar kështu, në mënyrë indirekte, Anglinë në shtëpi, rrezikon që në shtëpi të shkojë edhe vetë.

Gjithçka varet tani nga ndeshja e fundit me Uruguajin, ku Italisë i mjafton barazimi, por a mund të flejë ndokush i qetë nga tifozët italiane përballë dyshes uruguajane Suarez dhe Cavani?

Ajo që është e sigurtë në Grupin D është se Kosta Rika kualifikohet si e para, ndërsa për vendin e dytë luftojnë Italia dhe Uruguaji.

Uruguajit i duhet patjetër fitorja, Italia mjaftohet me një barazim.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*