Menu

Hoti – Haradinajt: Mos shit trimni

Hoti: Nuk guxoni ta kërcënoni askënd si kryeministër.

hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, e ka kritikuar ashpër programin qeverisës të Qeverisë “Haradinaj”. Ky i fundit i është përgjigjur Hotit për sulmet që po u bëhen në vazhdimësi anëtarëve të Komisionit për Demarkacionin.

Por Hoti përsëri e ka replikuar Haradinajn, duke i thënë se ka pritur që kryeministri sot në foltoren e Kuvendit të flasë për programin e tij qeverisës dhe premtimet që i ka dhënë gjatë fushatës elektorale.

Tutje Hoti i ka thënë Haradinajt se nuk mund të flasë nga foltorja e Kuvendit se kush është më shumë apo më pak patriot. Thotë se Haradinaj nuk guxon që askënd ta kërcënojë si kryeministër i vendit.

“Ne qëndrimin e kemi të qartë për këtë çështje. Jo të merremi me raporte që merren komisione të ndryshme. Kush është më patriot e më pak, nuk është mirë që kryeministri të bëjë kërcënime. Ju i keni dhënë premtimet elektorale. Unë prita që ju të dilni e të flisni për premtimet elektorale. Nuk guxoni ta kërcënoni askënd si kryeministër”, ka thënë Hoti.

Haradinaj i është përgjigjur Hotit se Komisioni për Shënjimin e Kufirit të Kosovës është i njëjti siç ka qenë dikur.

“Ju më keni thirrë për dokumentin që ua kam sjellë në fillim kur e kam nisë qeverisjen. E dyta, nuk kom qejf me u nguc me askënd tepër. Keni parasysh, Komisioni Shtetëror i Kosovës ky është sot, është i njëjti si ai që ka ekzistuar dikur”, ka thënë Haradinaj.

 

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*