Menu

Hoti: Ata që trumpetonin se i kanë numrat janë heshtur

Hoti: Matematika qeverisëse nuk është një mbledhje e zbritje prej autodidakti. Ajo është besim, pikë së pari dhe dashuri për vendin.

hoti

Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK, AKR dhe Alternativa ka folur për faktin që nuk po thirret mbledhja konstituive e Kuvendit.

“Ata që trumpetonin me ditë të tëra se e kanë në dorë konstituimin e institucioneve të dalura nga zgjedhjet e fundit janë heshtur. Pëshpëritjet e deritanishme se i kanë numrat më nuk i besojnë as militantët e tyre.
Matematika qeverisëse nuk është një mbledhje e zbritje prej autodidakti. Ajo është besim, pikë së pari dhe dashuri për vendin”, ka thënë ai përmes një postimi në Facebook, njofton Klan Kosova.

Hoti ka thënë se “LDK mbetet e përkushtuar fuqishëm të deshmoj si gjithmonë vokacionin e saj institucional e demokratik”.

“Ne nuk blejmë as shesim votën e qytetarit tonë por e mbrojmë atë si gjënë më të shenjtë”, ka përfunduar ai.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*