Menu

Horoskopi, 5 gusht 2017

PESHORJA : Kjo është dita ideale për të vizituar një të afërm, për t’u bashkuar me miqtë apo familjen. Mundohuni të çoni në fund disa angazhime, pasi do të shijoni kënaqësi prej tyre. Ditë e qetë për të dashuruarit.

horoskopi

DASHI 21/3 – 20/4

Mund të përballoni qetësisht çështje që kërkojnë angazhim, apo marrëveshje delikate. Tregohuni të saktë dhe konkret, dhe mbi të gjitha të sigurtë në veten tuaj.

DEMI 21/4 – 21/5

Bëni mirë të jeni të kujdesshëm, pasi Hëna dhe Neptuni nuk ju favorizojnë aspak. Kokëfortësia dhe pasiguria, do të arrijnë nivelin maksimal. Financat pritet të kenë probleme.

BINjAKET 22/5 – 21/6

Në sajë të ndikimit të Hënës, do të jeni me humor të mirë dhe të gatshëm për gjithçka. Në familje, situata paraqitet harmonike. Pritet të merrni një dhuratë, një lajm ose një surprizë.

GAFORRJA 22/6 – 22/7

Një problem pune apo një angazhim i papritur, do ju detyrojë që të përvishni mëngët dhe të punoni jashtë orarit. Nëse ndiheni të lodhur, mendoni se ky angazhim është një investim i mirë për të ardhmen.

LUANI 23/7 – 21/8

Pavarësisht ndikimit të Mërkurit dhe Saturnit të cilët e vështirësojnë ditën, Hëna do shërbejë si balancë, duke e lehtësuar atë. Parashikohen keqkuptime me partnerin/en ose me miqtë.

VIRGJERESHΑ 22/8 – 23/9

Do të ndjeni nevojën për të rregulluar bilancin tuaj. Bëni mirë t’i besoni ndonjë eksperti të cilin e konsideroni të besuar. Ndikimi i
Marsit, do vijojë të përhapë gë- zim dhe dëshirë për të dashuruar.

PESHORJA 24/9 – 23/10

Kjo është dita ideale për të vizituar një të afërm, për t’u bashkuar me miqtë apo familjen. Mundohuni të çoni në fund disa
angazhime, pasi do të shijoni kënaqësi prej tyre. Ditë e qetë për të dashuruarit.

AKREPI 24/10 – 22/11

Do të ishte mirë që t’i thërrisni logjikës, në vend që t’i besoni intuitës. Shqisa juaj e gjashtë nuk do të funksionojë, duke ju bërë që të ngatërroni realitetin me fantazinë.

SHIGJETARI 23/11 – 22/12

Në sajë të ndikimit të Uranit, Saturnit dhe Neptunit, të lindurit e kësaj shenje mund ta kalojnë ditën në harmoni të plotë. Parashikohen ftesa të papritura nga ana e disa miqve.

BRICJAPI 23/12 – 20/1
Një ditë e karakterizuar nga lodhja, gjatë së cilës mund të merreni me aktivitete relaksuese apo me angazhime që nuk kërkojnë shumë sforcim. Një pushim i shkurtër do ju rikthejë energjinë.

UJORI 21/1 – 19/2

Gjithçka mund të shkonte më së miri, nën ndikimin e Hënës në shenjën tuaj. Por kalimi i Neptunit do i’u turbullojë duke ju bërë konfuz dhe mosbesues. Do të keni debate dhe keqkuptime në çift.

PESHQIT 20/2 – 20/3

Marsi do të jetë miqësor me shenjën tuaj dhe do të sjellë ambicie që do të shpërblehen. Në dashuri do të jeni xheloz, kujdes! Pritet të bëni një shpenzim të tepruar për shtëpinë.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*