Menu

Hetim penal ndaj Sakashvillit

Sakashvilli ka hyrë në Ukrainë duke kaluar nga Polonia, përmes një koridori të rojeve kufitare të Ukrainës.

Sakashvill

Policia në Ukrainë thotë se kanë nisur një hetim penal ndaj ish-presidentit të Gjeorgjisë, Mikhail Sakashvilli, pasi ky i fundit sfidoi autoritetet duke u kthyer në Ukrainë, vend ky që i’a kishte revokuar nënshtetësinë.

I mbështetur nga qindra vetë, Sakashvilli, ish-presidenti Gjerorgjian dhe ish-guvernatori ukrainas i rajonit Odesa, ka hyrë në Ukrainë duke kaluar nga Polonia, përmes një koridori të rojeve kufitare të Ukrainës.

Prokurori, Yuriy Lutsenko ka thënë se akuzat bien mbi organizatorët që mundësuan hyrjen e pa autorizuar të Sakashvillit.

Në një deklaratë të policisë, në veri të Ukrainës, ku thuhet se Sakashvilli kishte kaluar natën, policia rajonale kanë hetuar “ngjarjet afër kufirit të Ukrainës me Poloninë”.

Në deklaratë nuk përmendet emri i Sakashvillit, por policia thonë se ata që do të shpallen fajtorë për kalimin illegal të kufirit, mund të ndëshkohen deri ne 5 vite burgim.

Sakashvilli pretendohet të njihet nga UNHCR si “pa nënshtetësi” dhe ka thënë se ai dëshiron të sfidojë tërheqjen e nënshtetësisë së tij në një gjykatë në Ukrainë.

Sakashvilli, rrezikon arrestimin e tij, e poashtu edhe ekstradimin në Gjeorgji, ku ai akuzohet për shpërdorim të pronës dhe abuzim me pozitën zyrtare, gjatë nëntë viteve sa shërbeu si president vendit.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen