Menu

Haxhiu: Hoti po e fut LDK-në në një rrugë qorre

Gjatë seancës së Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk u votuan rekomandimet e Interpelancës lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar si dhe vendimin për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës.

teuta haxhiu

Gjatë seancës së Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk u votuan rekomandimet e Interpelancës lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar si dhe vendimin për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës.

Për këtë shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti tha se Kuvendi duhet të shpërbëhet pasi që sipas tij shumica parlamentare nuk po i ka votat për të proceduar ndonjë ligj.

Ndërsa deputetja Teuta Haxhiu e cila foli në emër të grupit parlamentar të AAK-së tha se shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Abdullah Hoti e ka fut grupin e LDK-së në një rrugë qorre.

Ajo tha se punët duhet të zhvillohen normalisht në Kuvendin e Kosovës duke votuar kështu shumë ligje të cilat janë në pritje.

“Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, e ka shti grupin në një rrugë qorre dhe kjo është zhgënjyese për qytetarët. Në vend që Qeveria të sjell ligjin e viteve të 90… Përderisa ne po presim një vendim të Gjykatës Kushtetuese për të vepruar…Vazhdimisht ka ndodh ajo që ndodhi dhe sot. LDK-ja ka qenë ajo që nuk ka votuar mandatin e kaluar dhe nuk po voton dhe sot”, ka thënë Haxhiu.

Ajo po ashtu kërkoi nga kryetarja e Komisionit për Legjislacion që të ndryshojë rregulloren e Kuvendit të Kosovës. Edhe deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa tha se opozita nuk është e sinqertë në kërkesat e tyre.

“Nuk duhet të interferojmë në Gjykatë”, u shpreh ai, shkruan telegraf. Ndërkaq, pas deputetëve të LDK-së që lëshuan seancën e Kuvendit njëjtë vepruan edhe deputetët e Vetëvendosjes.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*