Menu

Haxhi Shala: Për Ushtrinë vazhdojmë partneritetin me NATO-n

Kryetari i Komisionit Parlamentar për mbikëqyrje të FSK-së Haxhi Shala, ka komentuar deklaratën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-së, i cili ka thënë se Kosova do të përballet me pasoja serioze nëse e formon ushtrinë.

fsk

Kryetari i Komisionit Parlamentar për mbikëqyrje të FSK-së Haxhi Shala, ka komentuar deklaratën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-së, i cili ka thënë se Kosova do të përballet me pasoja serioze nëse e formon ushtrinë.

Ai deklaroi se deri këtu kanë ecur bashkë me partnerin kryesor siç e ka quajtur ai NATO-në dhe se kështu do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Shala ka bërë të ditur se si komision kanë përfunduar të gjitha punët sa u përket ligjeve për FSK-në dhe se ato më 14 dhjetor do të jetë në Kuvend.

“Deklarata e sekretarit të përgjithshëm është deklaratë e tij, një institucioni mjaft të rëndësishëm për neve, për FSK-në. Por, sido që të jetë atë të cilën e ka kërkuar që të mos ketë ndryshime kushtetuese, nuk do të ketë ndryshime kushtetuese, do të ketë ndryshime ligjore. Kjo çështje do të ecë më datën 14. Tash mbetet çështje e kryeministrit. Kryeministri pati një deklaratë në Parlamentin e Kosovës, që më 14 dhjetor do të kemi ligjet e FSK-së në seancë dëgjimore, në dëgjimin e dytë. Besoj që nuk ka ndryshime dhe nuk ka lëkundje të askujt ndaj këtij qëndrimi, sepse deri këtu kemi ecur bashkë me partnerin tonë kryesor, siç është NATO, dhe bashkë me të do të vazhdojmë edhe më tutje”, e citon deputetin Shala KsP.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se vendimi për formimin e Ushtrisë së Kosovës është në kohë të gabuar dhe do të ketë pasoja serioze.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*