Menu

Hasani thotë se s’ka foto me Adem Jasharin, tregon një rrëfim kur ishin bashkë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani përmes një postimi në “Facebook” ka kujtuar komandantin legjendar, Adem Jashari.

nait hasani

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani përmes një postimi në “Facebook” ka kujtuar komandantin legjendar, Adem Jashari.

Ai tregon një rrëfim kur ishin bashkë në një odë të familjes heroike. Liria i ka rrënjët në gjak “kështu na thoshte bac Shabani, dhe se si duhet e vdiset për atdhe”, shpjegon Hasani.

Postimi i plotë:

Një kujtim pa foto,

Adem JasharitNuk kem foto bashkë bac, po une të kam të gjallë në mendje, në kujtimet e mia edhe njëzetenjë vjet pas, si sot kur ishim bashkë në odë e në aksione.

Unë isha aty, me bacë Shabanin te oxhaku, me ty, Adem e Hamzën përball, Sahitin e tjere në sofër ndanim bukën bashkë, ku ideali për liri na bashkoi e lufta na mban ende gjallë në këtë copë lirie,

në gjysmë trollin tonë.Eh, liria i ka rrënjët në gjak, kështu na thoshte bac Shabani, dhe se si duhet e vdiset për atdhe !

Përvjetorët na kujtojnë betejat, flijimet dhe rrugët për liri, që kaluam, në çdo cep të atdheut të larë me gjak !Lavdi dëshmorëve !

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*