Menu

Haradinaj merr pasaportën shqiptare

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është edhe nënshtetas i Shqipërisë që prej 24 prillit të vitit të kaluar dhe tashmë edhe me pasaportë shqiptare.

pass

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është edhe nënshtetas i Shqipërisë që prej 24 prillit të vitit të kaluar dhe tashmë edhe me pasaportë shqiptare.

Mësohet se Haradinaj ka aplikuar 3 ditë më parë për pasaportë dhe pritet ta marrë në ditët në vijim, raporton BalkanWeb.

Vendimi është marrë pak ditë pasi ambasada e SHBA-ve në Kosovë, i refuzoi vizën amerikane, çka çoi në anulimin e një vizite të Haradinaj në shtetin Iowa.

Ky veprim i Haradinajt vjen pak kohë pasi presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kërkoi pajisjen e shtetasve kosovarë me pasaporta shqiptare si kundërpërgjigje për vendimin e BE-së për të mos i liberalizuar vizat kosovarëve. Ndërkohë që nga ana tjetër, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta e kundërshtoi këtë gjë, pasi sipas tij kjo do të dëmtonte jo vetëm Shqipërinë por edhe Kosovën. balkanweb

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*