Menu

Hani midhje

Pse duhet të konsumojmë midhje, sipas dietologes Anila Kalleshi.

midhje

Dietologia e njohur Anila Kalleshi, ka ndarë me ndjekësit e saj vlerat ushqyese që kanë midhjet dhe mënyrën ideale të konsumimit të tyre. Ajo këshillon konsumimin e midhjeve, pasi përmbajnë në masë vitaminën B12, e cila mbron trurin dhe kujtesën me kalimin e moshës.

Për më tepër, lexoni në mënyrë të plotë sugjerimet e saj:
Midhjet kur konsumohen krudo mund ta kenë guackën e mbyllur dhe plot më baltë. Lërini për disa minuta në një tas me ujë të ftohtë. Më pas me një furçë ose sfungjer pastrojini sipërfaqet e guackave që të hiqni çdo papastërti. Nëse dëshironi t’i hapni të gjalla, fusni një thikë mes 2 shtresave dhe me lëvizje të kujdesshme hapini.

Futeni thikën poshtë tulit dhe me shumë kujdes se mos e prishni, shkëputeni nga guacka. Midhjet përmbajnë vitaminën B-12 që së bashku me acidin yndyror mbrojnë trurin dhe ruajnë kujtesën me kalimin e moshës. Ato janë të pasura edhe me minerale të tjera, për të cilat truri ka shumë nevojë. Midhjet lehtësojnë qarkullimin e shëndetshëm në organet e rëndësishme dhe muskujt duke forcuar enët e gjakut dhe përmirësuar rrjedhjen e tij.

Këshillohet të konsumoni midhje që të garantoni një sistem qarkullues të shëndetshëm. Në një racion prej 85 gramësh do të gjeni 340% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës B-12, një sasi domethënëse që bën ndryshim në organizëm.
Kjo vitaminë është aq e nevojshme për trurin, saqë mungesa e saj edhe në sasi tepër të vogla shkakton dobësi në përqendrim, problem me kujtesën dhe humor të keq./ Shije.al

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*