Menu

Hamilton i pakapshëm

Hamilton është ende i pakapshëm, i pari në Australi.

formula 1

Lewis Hamilton e nis aty ku e kishte lënë. Britaniku 4 herë kampion bote udhëhoqi edhe sesionet e para të provave të lira, në Çmimin e Madh të Australisë, gara e parë e sezonit.

Britaniku ishte i papërmbajtshëm në sesionin e parë që mbylli me më shumë se gjysmë sekonde më shpejt se shoku i tij i skuadrës, Valtteri Bottas. I treti në këtë sesion u rendit holandezi Max Verstappen.

Në sesionin e dytë, britaniku ishte sërish më i shpejti, por dukeshin më afër rivalët e tjerë. Hamilton ishte vetëm 0.127 më shpejt sesa Verstappen. Vettel vendosi kohën e tretë më të mirë në këtë sesion, me 0.283 më ngadalë sesa Hamilton.

Bottas dhe Raikkonen ndanë vendin e katërt dhe të pestë.

Dobët ne këtë sesion u paraqit Daniel Ricciardo, i cili nuk shkoi më lart sesa vendi i shtatë.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*