Menu

Guardiola flet për dy talentët e Man City

Phil Foden dhe Brahimi dalëngadalë do të kenë më shumë minuta në ekipin e parë të Man City.

diaz

Phil Foden dhe Brahimi dalëngadalë do të kenë më shumë minuta në ekipin e parë të Man City.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, për të cilin Foden dhe Brahimi janë dy talentë që mund të dominojnë në botën e futbollit pas disa viteve.

Foden është vetëm 17 vjeçar. Mesfushori i ri anglez e ka lënë me gojë hapur Guardiolan gjatë verës në para sezon, për të cilin kishte thënë; “vetëm një lojtar e ka bërë këtë që po bën Fodes në këtë moshë, ai ishte Lionel Messi”.

Fjalët e mira nuk kanë munguar edhe për të riun spanjoll, Brahim Díaz, që gjatë verës i shënoi supergol Real Madridit dhe pritet shumë në të ardhmen nga mesfushori 18 vjeçar.

Dy talentët e Man City, duket se do të startojnë të martën mbrëma në Ligën e Kampionëve kundër Feyenoordit.

“Phil Foden është gati për të startuar në një ndeshje. Gjithashtu edhe Brahimi. Dy lojtar të ri. I kam parë ata në Kupën e Botës për të rinj, ata janë gati. Në të kundërtën nuk do të ishin duke u stërvitur me ne”, tha Guardiola.

“Ata kanë teknikë, shkathtësi dhe shumë kualitete. Mund t’i ndihmojmë ata drejt suksesit”.

“Foden mund të luajë në disa role, vetëm jo në atë të mbrojtësit, ai është gati”, theksoi mes tjerash Guardiola.g.e

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*