Menu

Griezmann në Real

Antoine Griezmann te Real Madrid? Ndoshta është një sinjal që duhet marrë seriozisht.

Griezman

Antoine Griezmann te Real Madrid? Ndoshta është një sinjal që duhet marrë seriozisht.

L’Equipe dy ditë më parë hodhi bombën e merkatos duke zbuluar prapaskenën e klubit “Los Blancos” që ka nisur të punojë pas kuintave për të rrëmbyer sulmuesin francez nga rivalët e të njëjtit qytet.

Ishte pikërisht Griezmann që shënoi golin e barazimit në sfidën e “Santiago Bernabeut”, por shumë shpejt ai mund të festojë me fanellën “Los Blancos” pasi ai mbetet në krye të listës së dëshirave të trajnerit Zidane dhe presidenti Perez po bën gjithçka për ta transferuar në klubin e tij. Në një intervistë dhënë për mediat spanjolle, ai e lë të hapur mundësinë për një transferim të mundshëm te Reali i Madridit. “Nuk përjashtoj asnjë mundësi edhe pse momentalisht jam shumë i lumtur te Atletico”.

Një përgjigje që nuk i kënaq aspak tifozët e skuadrës “Los Colchoneros” që do të merrnin një goditje të rëndë në rast se bisedimet finalizohen me sukses.

“Nuk mund të them po ose jo sepse do ta fusja veten në telashe. Në futboll nuk i dihet asnjëherë çfarë do të ndodhë dhe nuk e di nëse është i mundur një transferim nga Atletico tek Real Madrid. Një gjë të tillë e kanë bërë vetëm pak lojtarë në të shkuarën”, shton sulmuesi.

Një deklaratë që synon të testojë terrenin sepse prapa kuintave klubet po punojnë për të arritur një marrëveshje, duke parë edhe dëshirën e lojtarit. Në këtë rast, Atletico e pafuqishme për ta mbajtur lojtarin kërkon të përfitojë sa më shumë për të mbushur arkën me paratë e kushërinjve të pasur. Fjalë për mbajnë të hapur spiralen dhe që mbushin me shpresë tifozët e Realit.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*