Menu

Greva e mësimdhënësve, nuk mbahet ora e parë e mësimit

Nëpër të gjitha shkollat e Kosovës sot nuk është mbajtur ora e parë e mësimit, për shkak të grevës së thirrur nga SBASHK-u.

greva

Nëpër të gjitha shkollat e Kosovës sot nuk është mbajtur ora e parë e mësimit, për shkak të grevës së thirrur nga SBASHK-u.

Në shkollën fillore të mesme të ulët “Naim Frashëri” ka filluar greva një orëshe e paralajmëruar ditë më parë nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Kjo protestë është duke u mbajtur si shenjë revolte ndaj Qeverisë së vendit e cila ende nuk e ka proceduar në Kuvendin e Kosovës projektligjin për punëtorët e arsimit në vitet 1990-99.

Muzafer Qafleshi profesor i Edukatës Muzikore për Kosovapress ka deklaruar se janë duke e mbajtur këtë grevë sepse kërkesat e tyre nuk janë duke u realizuar nga qeveria e vendit.

Ndërkaq Sabrie Muqolli mësimdhënëse e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe tha se janë në gjendje shumë të keqe derisa me greva duhet t’i kërkojnë të drejtat që iu takojnë.

Edhe pse SBASHK- u ka apeluar që nxënësit të mos vijnë në shkollë në orën e parë në korridoret dhe klasat ë shkollës fillore të mesme të ulët” Naim Frashëri” u pa një numër i madh i nxënësve të cilët thanë se kanë ardhur në shkollë edhe pse kanë qenë të informuar se ora e parë e mësimit nuk mbahet pasi që mësimdhënësit janë në grevë.kp

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*