Menu

Gratë më të pasura të Amerikës

Janë 51 femra që kanë kaluar shifrën e pasurisë prej 1.7 miliardë, të cilat renditen në listën prej 400 miliarderësh të Revistës Forbes. Kush janë ato?

Grate

51 femra që kanë kaluar shifrën e pasurisë prej 1.7 miliardë janë renditur në listën prej 400 miliarderësh të revistës Forbes. Krahasuar me një vit më parë, lista ka pesë femra më shumë të renditura mes të pasurve.

Mes tyre dhe shtatë gra që ndajnë pasurinë me bashkëshortët janë renditur në listë. Këto gra kanë themeluar kompani që bëjnë miliarda bashkë me bashkëshortët.

Gruaja më e pasur e Amerikës renditet sërish Alice Walton, e renditur e 13 në listën e përgjithshme me një pasuri neto 35.4 miliardë dollarë, nga 3.4 miliardë që kishte vitin e kaluar. Walton nuk është përfshirë në markën e famshme Walmart, gjiganti i shitjeve i themeluar nga i ati i saj, duke u fokusuar tek koleksioni artit.

Jacqueline Mars me një pasuri prej 27 miliardë dollarësh, renditet e 16-ta në listën e përgjithshme. Së bashku me të motrat ajo trashëgoi kompaninë e prodhimit të ëmbëslirave, Mars, në 1999. Ajo është femra e dytë më e pasur në botë, sipas Forbes.

Femra tjetër e pasur pas Jacqueline është Laurene Powell Jobs, e veja e Steve Jobs me një pasuri prej 17.7 miliardë dollarë dhe e 23-ta në listën e përgjithshme.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*