Menu

Grabitet shishja e vodkës që kushtonte 1.3 milionë $

Pronar i një lokali në Danimarkë ka deklaruar se i është grabitur një shishe e veçantë e vodke ruse, e cila kishte vlerë 1.3 milionë dollarë. Policia në Kopenhagën ka konfirmuar se më 3 janar, një grabitës ka hyrë në lokalin, Café 33 dhe ka vjedhur një nga shishet e koleksionit.

shishja

Shishja përbëhej nga tre kilogramë ar dhe tre të tjerë argjend.

“Atë shishe e kam siguruar nga fabrika Dartz, e cila krijon veturat dhe vodkat më të shtrenjta. Ajo ka qenë pjesë e koleksionit tim për gjashtë muaj, por tani jo më”, – ka thënë pronari, Brian Ingberg.

“Natyrisht jam shumë i shqetësuar. Ajo ka qenë qershia mbi tortë në koleksionin tim. Nga 1 200 shishet që posedoj, ajo ka qenë shumë e veçantë për mua”, – ka thënë Ingberg. Shishja ka fituar vëmendje pasi është shfaqur në serinë televizive amerikane “House of Cards”.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*