Menu

Gjykata Kushtetuese ka vdekur – pazare politike për gjyqtarët e rinj

Njohës të çështjeve juridike dhe kushtetuese, e shohin këtë mosfunksionim të Kushtetueses si një hap të papërgjegjshëm të Kuvendit të Kosovës.

gjykata-foto_1528993877-4814386

Gjykata Kushtetuese që nga nesër do të mbetet pa kuorum për shkak të përfundimit të mandatit të dy gjyqtarëve ndërkombëtarë. Ambasadori amerikan Greg Delawie ka alarmuar duke kërkuar që të zgjidhen gjyqtarë apolitikë dhe të ndershëm. Ndërsa, deputeti i LDK’së dhe jurisiti Korab Sejdiu konisderojnë se për t’i plotësuar këto vende në institucionin gardian të Kushtetutës do të bëhen pazare politike.

Që nga dita e nesërme (15 qershor) pikërisht në ditën e kushtetutës Gjykata Kushtetuese do të mbetet jofunksionale. Kjo pasi dy gjyqtarëve të këtij institucioni u përfundon mandati sot, ndërsa Kuvendi i Kosovës ka dështuar të zgjedhë gjykatësit e rinj.

Mandati u ka përfunduar gjyqtarëve Almiro Rodrigues dhe Snezhana Botusharova. Ndërsa një gjyqtari i ka përfunduar më herët,Për kuorum për vendimmarrje nevojiten së paku shtatë gjyqtarë, nga nëntë sa ka Kushtetuesja

Njohës të çështjeve juridike dhe kushtetuese, e shohin këtë mosfunksionim të Kushtetueses si një hap të papërgjegjshëm të Kuvendit të Kosovës.

Deputeti i Kosovës, Korab Sejdiu, ka thënë për Gazetën Express se është një fatkeqësi e madhe sa herë që një institucion mbetet jofunksional, për shkak të mos emërimit të personave që janë të nevojshëm për funksionimin e atij institucioni.

“Natyrisht është një fatkeqësi e madhe çdo herë që një institucion mbetet jofunksional për shkak të mosemërimit ose moscaktimit të personave, të cilët janë të nevojshëm për funksionimin e atij institucioni. Kjo është edhe më e rëndësishme kur flitet për një institucion siç është Gjykata Kushtetuese Natyrisht dështimi i fundit që ndodhi në Kuvend lidhur me emërimin e gjyqtareve të ri na solli ne kete situate”, është shprehur Sejdiu.

Ai ka thënë se megjithëse ka shpresë që procedurat e konkursit të shpejtohen dhe të emërohen sa më shpejtë gjyqtarët e rinj, është e vështirë të parashikohet a do të ketë sukses ky grup i ri, pasiqë kjo varet shumë nga pozicionimet politike në kuvend.

“Ne e kemi pa herën e kaluar që dështoi edhe pse ka pasur një listë të kandidatëve të cilët kanë konkuruar për këto pozita të rëndësishme. Është shumë vështirë me parashiku a ka me pasë sukses ky grup i ri apo jo, pasiqë varet shumë  nga pozicionimet politike në kuvend, sa janë të mundshme marrëveshjet politike në mes taborreve të ndryshme për me mujt me u caktu gjyqtarët e rinj , të cilët kërkohet të kenë mbështetjen e së paku 2/3 të deputetëve që votojnë.

Ai ka thënë se shpreson se kuvendi dhe deputetët do të kenë konsideratë sepse Gjykata mbetet pezull deri sa të vendoset për gjyqtarët e rinj.

Madje, për këtë pezullim të Gjykatës, është shprehur edhe Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, i cili në një postim në Twitter ka thënë se ndërkohë që Kosova shënon 10 vjetorin e kushtëtutës, ajo përballet me situatë të vështirë të Kushtetueses.

“Kuvendi duhet të zgjedhë kandidatë të nderuar, të kualifikuar dhe apolitikë, duke përfshirë gratë, për t’i shërbyer Kosovës në këtë gjykatë të shquar”, ka thënë Delawie.

Gjykata Kushtetuese së fundmi ka dalë me konstatim pro vendimit të kryeministrit Ramush Haradinaj për rritjen e pagës së vet dhe të kabinetit të tij.

Ndërsa, kanë mbetur edhe shumë raste të tjera të dërguara në Kushtetuese, të cilat nuk mund të shqyrtohen derisa të emërohen gjyqtarët e rinj.

 

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*