Menu

Gjurmët e teatrove romakë

Për të kujtuar ditën ndërkombëtare të teatrit po rendisim disa nga teatrot më emblematikë romakë në të gjithë botën.

Screen-Shot-2018-03-28-at-08.54.16-1024x596

Teatri romak i Arlesit – Francë. U ndërtua në fund të shekullit I para krishtit, pak pasi ishte themeluar kolonia romake në këtë lokalitet të provincës franceze të Pravansës. Dizenjoja origjinale përfshin 3 pjesë: caveas, hapsira gjysëm rrethore që prêt spektatorët, skena ku luanin protagonistët dhe muri që shërbente si dekor dhe mbyllte monumentin. Kjo ndërtesë njihet si teatër antik dhe ka si veçanti se është një nga të parët teatro prej guri të botës romake.

Teatri romak i Segobrigës – Cuenca. Në provincën e qytetit kelt-iberik gjejmë rrënojat e Segobrigës që për nga ruajtja është vendi arkeologjik më i rëndësishëm i Mesetës. Hapsira mbi të cilën gjendet qyteti ka qenë banuar nga kultura preromake ashtu si tregojnë vendet të atribuara keltëve që më pas janë romanizuar. Në këtë vend spikat një nga monumentet më të shquara që është teatri që edhe pse i vogël është një nga më mirë të ruajturit.

Teatri romak i Palmirës – Siri. I ndërtuar në shek II në qendër të një sheshi me porta, gjysëm rrethor dhe i hapte dyert e qytetit sirian të Palmirës që njihet ndryshe si “perla e shkretëtirës”. Romakët e pushtuan në shek e I dhe ishte një pikë strategjike, sepse ishte e pasur në burime natyrore dhe pozita e saj ka kufi me Romën dhe Persinë. Për fat të keq, për shkak të luftrave që ka pësuar Siria, shteti islamik ka dëmtuar rrënojat e këtij qyteti monumental dhe ka shkatërruar pjesë të teatrit romak në vitin 2017.

Teatri romak i Veronës – Itali. Është një teatër në ajër të pastër i shek I para krishtit dhe gjendet në kodrën e Shën Pjetrit mbi bregun majtas lumit Adixhe, brenda muralit romak të Veronës. Përdoret për shfaqje teatrale për muajt e verës qysh prej 1948.

Teatri romak i Aspendos – Turqi. Në jug të Turqisë në provincën e Antalias gjendet vendi arkeologjik i Aspendos dhe teatri romak i tij, I konsideruar si një nga ata më mirë të ruajtur në botë. Ka një kapacitet deri në 15 0000 spektatorë dhe është ndërtuar në periudhën e Mark Aurelit rreth vitit 155 nga arkitekti grek Zenon. Në muajt qershor dhe korrik organizohen aktivitete të ndryshme kulturore ku interpretohen opera.

Teatri romak i Amanit – Jordani. Cavea ka tri rradhë me 500 shkallë, çka jep një kapacitet prej 6000 vendesh. Shkallët janë të ndara në tri seksione horizontale, pika më e lartë e teatrit njihet si “zotat” dhe pas tribunës ka një faltore për nder të perëndeshës Athina. Daton në shek II kur kryeqyteti jordanez njihej si Filadelfia, u restaurua dhe tani përdoret për aktivitete shoqërore.

Teatri romak i Kartagjenës. Pozita e teatrit e vendosur në një nga kodrat më të ngritura të qytetit lehtësoi ndërtimin e cavea-s me një kapacitet prej 7000 spektatorësh dhe pjesa qëndrore duket se është gërmuar mbi vetë shkëmbin e malit, ndërsa anët mbështetin galeritë. Ka një arkitekturë publike dhe monumentale të epokës së Augustit, perandorit të njohur si arkitekti i perandorisë.

Teatri romak i Efesos –Turqi. Njihet si teatri i madh, është ndërtuar para pushtimit romak, por ishte provincë perandorake kur iu zgjerua struktura. Ka një cavea me 66 rradhë vendesh dhe është teatri më i madh i Turqisë. Vendet e ndërtuara me mbështetëse dhe me mermer u rezervoheshin personave të rëndësishëm të shoqërisë, ndërsa pjesa e lartë e cavea-s u rezervohej banorëve. /Bota.al

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*