Menu

Gjermania kërkon ‘kokën’ e Ozilit, flet babai i lojtarit: Ja çfarë do bëja në vendin e tij!

Gjermania ka zhvilluar një Botëror të dobët duke u eliminuar në këtë mënyrë që në fazën e grupeve.

ozil

Gjermania ka zhvilluar një Botëror të dobët duke u eliminuar në këtë mënyrë që në fazën e grupeve.

Kampionët në fuqi të Botës kanë pasur shumë probleme, sidomos me dy futbollistët me prejardhje turke, Mesut Ozil dhe Ikay Gundogan.

Ata janë kritikuar nga mediat, federata dhe tifozët pas takimit me presidentin e Turqisë, Erdogan.

Ozil gjithashtu u kritikua edhe nga dy legjendat e futbollit gjerman, Lothar Mathaus dhe Mario Basler për paraqitjen e tij në Rusi.

Dhe tashmë babai i tij, Mustafa Ozil në një intervistë për Bild ka thënë se djali i tij mund të largohet përfundimisht nga Kombëtarja.

“Po të isha në vendin e tij, do të thosha: ‘Faleminderit, por kjo është e mjaftueshme’.

“Ai është i vendosur, i zhgënjyer dhe i ofenduar, po, i ofenduar, tifozët e tij e lanë atë para Kupës së Botës në Austri dhe ai nuk mund të kuptojë pse. Ai gjithmonë duhet të mbrojë veten. Ai luajti në ekipin kombëtar për nëntë vjet dhe u bë kampion i botës. Gjithmonë thuhet se nëse fitojmë, fitojmë së bashku, por nëse humbim, humbim për shkak të Ozil. Ai është bosh dhe e vendosur si një kokë turku – unë plotësisht e kuptoj se ai është ofenduar”, tha babai i Ozilit.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*