Menu

Gjendja e mjerueshme, UEFA nuk licencon për Champions League stadiumin e Napolit

Mund të duket gati e pamundur, por me shumë gjasa do të jetë e vërtetë, me stadiumin “San Paolo” të Napolit që rrezikon të mos licencohet nga UEFA për ndeshjet e këtij sezoni në Champions League. Kjo për shkak të gjendjes së impiantit mitik në Itali, i cili prej kohësh po vuan degradimin dhe mungesën […]

napoli

Mund të duket gati e pamundur, por me shumë gjasa do të jetë e vërtetë, me stadiumin “San Paolo” të Napolit që rrezikon të mos licencohet nga UEFA për ndeshjet e këtij sezoni në Champions League.

Kjo për shkak të gjendjes së impiantit mitik në Itali, i cili prej kohësh po vuan degradimin dhe mungesën e fondeve për të bërë një rikonstruksion të plotë të tij.

Për këtë është ankuar shpesh edhe vetë presidenti i Napolit De Laurentis, i cili ka akuzuar dhe Komunën e qytetit për neglizhencë në këtë drejtim, që është dhe pronare e stadiumit.

Në këtë mënyrë Napoli me shumë mundësi do të luajë ndeshjet si pritëse këtë sezon në Europë në stadiumin e Barit, rreth 200 kilometra larg.

Kujtojmë se skuadra e Serisë A ndodhet në grupin C të këtij sezoni  në Champions League, së bashku me PSG, Liverpool dhe Crvena Zvezda.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*