Menu

Gjellë me patate

Kjo recete e gjellës me patate ndryshon nga ajo e zakonshmja. Mjafton ta përgatisni për të kuptuar ndryshimin.

1 (1)

Recetën ua japim ne…

Përbërësit:

  • 1 kg patate
  • 2 speca jeshile
  • 1 kokër qepë të thatë
  • 3 lugë salcë domate
  • 100 gr makarona spageti, të thyera në copa të vogla

Përgatitja:

Pastrojmë patatet dhe i presim në kubikë. Në tenxhere të thellë shtojmë 4 lugë vaj dhe qepën e grirë imët. Shtojmë specat e grira imët dhe i skuqim sa të zbuten, shtojmë patatet dhe salcën. I skuqim të mbuluara me kapak rreth 10 minuta në zjarr të ulët.

Shtojmë kripë, piper të zi dhe i mbulojmë me ujë dy gishta mbi tenxhere. Ziejmë gjellën rreth 25 minuta.Sapo të shohim që është zbutur patatja shtojmë makaronat e thyera.

E lëmë edhe 8 minuta dhe më pas e heqim nga zjarri. E lini pak minuta të ftohet dhe më pas e shërbeni!

Ju bëftë mirë!

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*